Atletico Madrid eliminon Interin nga Champions League
BKT
Sport

Atletico Madrid eliminon Interin nga Champions League

Uran Krasniqi / RTKLive

Atletico Madrid i ka prishur serinë pozitive Interit dhe është çerekfinalisti i fundit i këtij edicioni në Champions League.

Skuadra spanjolle ka shënuar fitore ndaj Interit pas penalltive me rezultat 3-2. 
Dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta ishin me aksione nga të dyja palët, por nuk prodhuan gola, ndërsa në penallti më të mirë ishin spanjollët.

Në kohën e rregullt spanjollët kanë fituar 2-1. Pas nëntëdhjetë minutave ndeshja është dashur të shkojë në vazhdime, pasi në ndeshjen e parë në Itali ndeshja ishte mbyllur me rezultat 1-0 në favor të Interit, gjë e cila kishte bërë që pas dy ndeshjeve, rezultati të ishte 2-2.

Atletico Madrid - Inter, shkon në vazhdime

180 minuta nuk e kanë sqaruar fituesin e përballjes Inter - Atletico Madrid.

Ndeshja e të mërkurës në "Civitas Metropolitano" është mbyllur me fitoren e skuadrës spanjolle. Rezultati ka qenë 2-1.

Inter ka gjetur epërsinë në minutën e tridhjetë e tretë me Dimarco, por nuk ka arritur ta mbajë. Griezmann e ka barazuar rezultatin në minutën e tridhjetë e pestë.

Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë.

Ka qenë minuta e tetëdhjetë e shtatë kur Depay e ka shënuar golin e fitores.

Pas nëntëdhjetë minutave ndeshja është dashur të shkojë në vazhdime, pasi në ndeshjen e parë në Itali ndeshja ishte mbyllur me rezultat 1-0 në favor të Interit, gjë e cila bën që pas dy ndeshjeve, rezultati të jetë 2-2.