Lushaj: Vendimi për pronat e manastirit të Deçanit politik dhe i imponuar
BKT
Lajme

Lushaj: Vendimi për pronat e manastirit të Deçanit politik dhe i imponuar

F.Sertolli / RTKlive

Qeveria ka kërkuar nga Agjencioni Kadastral i Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat rreth Manastirit të Deçanit.

Zbatimi i vendimit të kushtetueses lidhet me kërkesat për zbatim nga ana e institucioneve të Kosovës,  për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

E lidhur me këtë Adem Lushaj nga Shoqata e Intelektualëve të Deçanit për ‘Lajmet e Fundit”, në RTK, ka folur për historikun e pronave të Manastirit të Deçanit.

Ai tha se problemi me pronat e Manastirit të Deçanit nuk ka filluar nga viti 2016, por edhe më herët.

“Është një presion i vazhdueshëm për të zbatuar këtë vendim, është vendim politik dhe i imponuar. Edhe pse kemi marrë premtime nga Kurti se nuk do të zbatojë këtë vendim. Ky vendim është i dëmshëm, jo ligjor dhe jo kushtetues”, deklaroi ai.

Ndryshe, që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-99 në Kosovë, Manastiri i Deçanit, i cili gjendet në pjesën perëndimore të vendit, kërkon marrjen në pronësi të një sipërfaqeje prej rreth 24 hektarësh.

Kjo tokë, që ndodhet përreth këtij manastiri, në kadastër është e shënuar si pronë e dy ndërmarrjeve “Iliria” dhe “Apiko” – e para hotel dhe e dyta fabrikë mjalti.


MË SHUME NGA Lajme