09:07 / 14.03.2024
Moti në Shqipëri, me diell, temperaturat do të jenë në rritje
rtsh.al
Anticikloni Afrikan po rikthehet drejt Evropës perëndimore ku presim përmirësim të kushteve atmosferike.
Në Shqipëri moti do të jetë me mjegull dhe vranësira në mëngjes në verilindje, diell në zonën perëndimore. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim, me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0.5-1.0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 2/12°C,
Zonat e ulëta 7/17°C,
Zonat bregdetare 10/18°C.























