12:54 / 14.03.2024
Begaj e Aliyev: Forcojmë bashkëpunimin ekonomik me interes të përbashkët
M.Miftari/RTKlive
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, po zhvillon sot një vizitë në Azerbajxhan.
Ai, përmes rrejtit social “X”, ka bërë të ditur se takimi i tij me homologun e tij azerbajxhanas,Ilham Aliyev, qe produktiv në forcimin e bashkëpunimit ekonomik në fusha kyçe me interes të përbashkët.
“Takim produktiv me mikun tim të dashur, Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev sot. Ne po e çojmë përpara bashkëpunimin tonë politik dhe po forcojmë bashkëpunimin ekonomik në fusha kyçe me interes të përbashkët. Energjia dhe turizmi janë në krye të agjendës sonë”, ka shkruar presidenti Begaj.
























