Escobari viziton Manastirin e Deçanit
BKT
Lajme

Escobari viziton Manastirin e Deçanit

Sh.Ç /RTKlive

Emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar, i shoqërua nga ambasadori Jeffrey Hovenier, kanë vizituar Manastirin e Deçanit, një ditë pasi Qeveria e Kosovës urdhëroi të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për t’ia dhënë 24 hektarë tokë këtij manastiri.

Emisari Escobari të mërkurën e ka përshëndet vendimin e Qeverisë së Kosovës.

"Vendimi për Manastirin e Deçanit ishte një hap i domosdoshëm dhe falënderojmë liderët kosovarë për përpjekjet e tyre për ta çuar këtë përpara”, ka thënë ai.

Edhe ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Kushtetueses lidhur me Manastirin e Deçanit. Ai në një postim në rrjetin social X ka shkruar se ky vendim demonstron përkushtimin e Kosovës për të ruajtur sundimn e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Vendimin për t’ia dhënë 24 hektarë Manastirit të Deçanit, Kurti e ka quajtur “të dëmshëm”, por “të domosdoshëm” për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.


MË SHUME NGA Lajme