Maqedonci takon ambasadorin e ri britanik, diskutojnë për sigurinë në vend
BKT
Lajme

Maqedonci takon ambasadorin e ri britanik, diskutojnë për sigurinë në vend

Gentiana Kelmendi|RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Maqedonci, tha se në këtë takim u bisedua lidhur me temat që kanë të bëjnë me çështjen e sigurisë në vend.

Në takim me ambasadorin Hargreaves diskutuam për operacionin e Interflexit dhe bashkëpunimin e deritanishëm ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar që në aspektin strategjik ka rol unik për stabilitetin, sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike të vendit dhe gjithë rajonit.

U dakorduam që marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale të vazhdojnë të zhvillohen edhe më tutje”, ka shkruar Maqedonci.


MË SHUME NGA Lajme