Shenjat e komunikacionit në cirilik, Aliu: Do t’i largojmë të gjitha
BKT
Lajme

Shenjat e komunikacionit në cirilik, Aliu: Do t’i largojmë të gjitha

Gentiana Kelmendi|RTKlive

Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka shkruar se sot si ministri kanë marrë përsipër që në veri të vendit dhe në territorin e Kosovës të hiqen të gjitha shenjat serbe të komunikacionit që janë të shënuara në cirilik.

Aliu ka thënë se ato do të zëvendësohen me shenja zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës.

“Si MMPHI kemi marrë përsipër që në veri dhe në tërë territorin e Kosovës, të largojmë të gjitha shenjat serbe të komunikacionit që janë në cirilik, duke zëvendësuar me shenjat zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Ministri Aliu ka thënë se do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim deri në zëvendësimin e të gjitha shenjave.


MË SHUME NGA Lajme