Moti në Shqipëri, me vranësira e me reshje të izoluara
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri, me vranësira e me reshje të izoluara

rtsh.al

Anticikloni Afrikan po fuqizohet drejt Mesdheut , ndërsa Europa verilindore vijon të ndikohet nga masa ajri të ftohta.

Në Shqipëri, moti do të jetë me mjegull dhe vranësira në mëngjes në verilindje dhe reshje të izoluara, diell në zonën perëndimore. Era do të fryjë me drejtim të veriperëndimit me shpejtësi 7 m/sek., në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0.5-1.0 metër, në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore     2/12°C,

Zonat e ulëta      7/17°C,

Zonat bregdetare 10/18°C.


MË SHUME NGA Shqipëri