KQZ-ja publikoi raportet e paaudituara financiare të partive politike
BKT
Lajme

KQZ-ja publikoi raportet e paaudituara financiare të partive politike

E. Hoti / RTKlive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi sot raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2023.

KQZ, në një njoftim për media, thotë se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, prandaj publikimi i tyre shoqërohet me tekstin sqarues: “Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”. 

“Pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorët e jashtëm, raportet e audituara do të publikohen në të njëjtën hapësirë në ueb faqen e KQZ-së”, thuhet në njoftim.

Sipas KQZ-së së të hyrat e Lëvizjes Vetëvendosje për vitin 2023 kanë qenë 2,098,592 euro, e ndërkohë shpenzimet 1,381,285 euro.

Të hyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës ishin723,169 euro,  teksa ka shpenzuar 431,824 euro.

Partia Demokratike e Kosovës ka pasur 808,983 euro të hyra, ndërsa ka shpenzuar 715,986 euro.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës figuron me 280,000 euro të hyra dhe 268,016 euro shpenzime gjatë 2023-s.

Të gjitha raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2023 janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së.

 


MË SHUME NGA Lajme