Begaj në OKB: Shqipëria e mbështet organizimin e Samitit për të Ardhmen
BKT
Shqipëri

Begaj në OKB: Shqipëria e mbështet organizimin e Samitit për të Ardhmen

Muharrem Miftari/RTKlive

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar zëvendëssekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Guy Ryder.

Ai, përmes njoftimit në rrjetit social Facebook, ka bërë të ditur se takimi me Guy Ryder, zëvendëssekretar i përgjithshëm i OKB-së, ka qenë konstruktiv, ku, mes tjerash, u diskutua për punën që Shqipëria po bën për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ).

“Diskutuam për punën që Shqipëria po bën për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ), për respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe për cështje që lidhen me sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë. Gjithashtu, e sigurova që Shqipëria e mbështet plotësisht organizimin e Samitit për të Ardhmen si një iniciativë që ofron mundësi për arritjen e OZhQ”, ka shkruar presidenti Begaj.


MË SHUME NGA Shqipëri