Ancelotti thotë se Real do të luajë mirë në të dy ndeshjet me Cityn
BKT
Sport

Ancelotti thotë se Real do të luajë mirë në të dy ndeshjet me Cityn

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka thënë se përballja Real Madrid - Manchester City do të jetë një duel i fortë, por ai është shprehur optimist se ekipi i tij do të luajë në nivel të lartë në të dy ndeshjet.

Të premtën është hedhur shorti i çerekfinales së Champions League ku do të ndeshen: Arsenal -Bayern Munich; Atletico Madrid - Borussia Dortmund; Real Madrid -Manchester City dhe PSG -Barcelona.

"I tërë globi mendon se Manchester City është favorit. Ata janë kampionët në fuqi dhe për këtë motiv mendoj se është një duel mjaft i fortë. Ne kemi bindjen se do të luajmë shumë mirë në të dy ndeshjet", ka thënë trajneri italian.

Ai gjithashtu ka vlerësuar rëndësinë e fazës së çerekfinaleve.

"Mendoj se çerekfinalet janë pjesa më e rëndësishme e turneut. Nëse bën mirë aty, atëherë ke shumë shanse për suksesin final. Nëse do të fitosh Champions, atëherë duhet të mundësh më të mirët", ka theksuar Ancelotti. 

Megjithatë, trajneri i skuadrës spanjolle nuk ka humbur shpresën për të përballuar sfidën. 

"City mund të jetë më i miri i Evropës për momentin, por e përsëris ne kemi shumë besim. Nëse duam të fitojmë Champions, atëherë duhet të mundim Cityn”, ka thënë Ancelotti.