14:22 / 16.03.2024
Deputeti gjerman: Kushtet e reja për anëtarësimin e Kosovës në KiE, jo fer
Gentiana Kelmendi|RTKlive
Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, ka kritikuar SHBA-në se po i vendos ekstra kritere Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës.
Ai në një postim në platformën X, ka thënë se kjo qasje e pabalancuar ndaj Kosovës duhet të përfundojë.
“Është krejtësisht e pakuptueshme që SHBA vendos ekstra kushte për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Kjo qasje e pabalancuar nga SHBA-ja drejt Kosovës duhet përfundimisht të përfundojë. S’është fer dhe është e padrejtë. Këshilli i Europës dhe shtetet anëtare ulën në ulësen e shoferit – jo SHBA”, ka shkruar ai.























