14:52 / 16.03.2024
Doktor Gani Bajraktari bëhet pjesë e NISMA-s
M.P. / RTKlive
NISMA Socialdemokrate ka njoftuar se doktori Gani Bajraktari i është bashkuar kësaj partie politike.
“Doktorit i jemi shumë mirënjohës dhe falënderues për vendimin e tij që të bashkohet me ne, për të nisur një angazhim të përbashkët për të mirën e Kosovës, e që doktori e ka dëshmuar gjithnjë, varësisht nga rrethanat dhe nevojat e vendit”, thuhet në postimin e partisë në facebook.
Tutje në postim thuhet se shembulli i doktorit duhet të shërbejë për të inkurajuar njerëzit e profileve të ndryshme, që përmes aktivizimit politik të kontribuojnë për vendin.























