Ademi prezanton fushën stërvitore në Hogosht
BKT
Sport

Ademi prezanton fushën stërvitore në Hogosht

Uran Krasniqi/RTKLive

KF Kika në Hogosht tani me kushte optimale për stërvitje e ndeshje, ka shpallur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Kjo pasi, sipas tij, një tjetër fushë stërvitore i shtohet Kosovës.
"Vazhdojmë me përkushtim në realizimin e projekteve të infrastrukturës në tërë vendin - çdo 45 ditë nga një fushë futbolli", ka shkruar Ademi në rrjetin social Facebook. 
"Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi".