Sot 20 vjet nga trazirat e marsit
BKT
Foto arkiv
Lajme

Sot 20 vjet nga trazirat e marsit

RTKlive

Sot bëhen 20 vjet nga protestat e njohura si trazirat e marsit, ku humbën jetën 19 persona dhe u lënduan qindra të tjerë.

Lajmi për mbytjen në lumin Ibër të tre fëmijëve Egzon Deliut, 13 vjeç, Avni Veselit, 12 vjeç, dhe Florent Veselit, 9 vjeç, pati jehonë të madhe dhe u bë shkas për nxitjen e trazirave.

Qytetarët anë e kënd Kosovës nisën protestat të nesërmen më 17 mars të vitit 2004, që shumë shpejt dolën nga kontrolli dhe pati dhunë në to.

Protesta ishte drejtuar fillimisht kundër UNMIK-ut, në kohën kur Kosova ishte nën administrimin total ndërkombëtar. Ngjarja pasoi me djegie të shtëpive e të objekteve fetare ortodokse në Kosovë.

Në anën tjetër, edhe qindra prona e objekte private te shqiptareve u shkatërruan.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti, dje, teksa ka kujtuar këtë ngjarje, ka thënë se paqja dhe siguria nuk mund të merren si të mirëqena.

Sqarim: Shkrimi i mësipërm është përmirësuar, për shkak të një lëshimi teknik gazetaresk paraprak të pa qëllimshëm, për të cilin kërkojmë falje.

 


MË SHUME NGA Lajme