Mblidhet Asambleja e PS-së, fokusi te riorganizimi i partisë
RTKlive
Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet sot në Durrës. Takimi do të nisë me fjalimin e kryeministrit Edi Rama, i cili është kryetar i kësaj partie politike.
Fokusi i mbledhjes është riorganizimi i partisë dhe zbatimi i detyrave të lëna më herët për strukturat e saj. Gjithashtu përmirësimi i mangësive dhe anëtarësimet e reja do të jenë pjesë e mbledhjes.
Në agjendë janë parashikuar edhe miratimi i dy projekt-udhëzimeve mbi “zgjedhjet e përgjithshme në parti" dhe "Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë”.
Në zgjedhjet e vitit 2021, Edi Rama u zgjodh deputet në qarkun e Durrësit. Investimet që e presin në këtë zonë kryeministrin janë Porti i Jahteve dhe ai i Porto Romanos.
1 vit para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Rama po zhvillon një tur në të gjithë vendin për anëtarësimet e reja.























