22:59 / 17.03.2024
Barça fiton në fushën e Atletico Madrid
Uran Krasniqi/RTKLive
Barcelona ka shfaqur një performancë të jashtëzakonshme duke mposhtur Atletico Madrid të dielën në kuadër të Javës së 29-të në La Liga.
Ndeshja e zhvilluar në "Civitas Metropolitano" është mbyllur me rezultatin 3-0.
Golat e shënuar nga Felix në minutën e 38-të, Lewandowski në minutën e 47-të dhe Lopez në minutën e 65-të i kanë dhënë Barcelonës fitore të merituar.
Me këtë fitore e rëndësishme, Barcelona gjendet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit, ndërsa Atletico Madrid në pozitën e pestë. Ndërkohë kryesimi i takon rivalit të tyre të afërt, Real Madrid.























