15:08 / 18.03.2024
Presidentët Parsons dhe Emini, takojnë ministrin Çeku
RTKLive
Presidenti i Paralympic Games, Andrew Parsons dhe presidentja e Komitetit Paralimpik i Kosovës, Njomza Emini, kanë takuar ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
“Gjatë takimit ndërmjet Andrew Parsons, president i Paralympic Games dhe Njomza Emini, presidente e Komiteti Paralimpik i Kosovës dhe ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, u theksua që lëvizja paralimpike në vendin tonë ka shënuar hapa të jashtëzakonshëm drejt misionit të saj, masivizimit të para sportit”, thuhet në njoftimin e Komitetit Paralimik të Kosovës.
Sipas këtij njoftimi, lojërat “PARIS2024” ishin kryefjalë edhe e këtij diskutimi miqësor.























