Argjentina pa Messin në miqësoret me El Salvadorin e Kosta Rikën
BKT
Sport

Argjentina pa Messin në miqësoret me El Salvadorin e Kosta Rikën

Uran Krasniqi / RTKLive

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, do të mungojë në miqësoret e këtij muaji në Shtetet e Bashkuara për shkak të disa shqetësimeve fizike, ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Argjentinës të hënën.

Ai gjithashtu humbi ndeshjen e Inter Miamit në Major League Soccer me DC United të shtunën.  

"Federata Argjentinase e Futbollit njofton se Lionel Messi nuk do të jetë në dispozicion për miqësoret në SHBA për shkak të një lëndimi të vogël të pësuar në ndeshjen e Inter Miami kundër Nashville", ka komunikuar federata.

Përveç Messit, Argjentinës do t'i mungojnë edhe disa lojtarë të tjerë, si sulmuesi i Romës, Paulo Dybala, mesfushori i Bayer Leverkusen, Exequiel Palacios dhe mbrojtësi i Bournemouth, Marcos Senesi.

Argjentina do të përballet me El Salvadorin të premten para se të luajë me Kosta Rikën katër ditë më vonë.