Caka-Nimani: Zërin e grave e përcakton puna e qëndrueshmëria, jo gjinia
Edona Podvorica/RTK
(E plotësuar, 11:00) “Udhëheqja gjithëpërfshirëse është çelësi për sigurimin e kohezionit social, rritjes ekonomike dhe formimin e qeverisjes demokratike”, ka theksuar drejtoresha e Zyrës NDI në Kosovë, Ambasadorja Nancy Soderberg, duke hapur konferencën dy ditore.
Kërkohet vendosmëri për pavarësimin ekonomik të gruas
(E plotësuar, 10:35) “Udhëheqja gjithëpërfshirëse është çelësi për sigurimin e kohezionit social, rritjes ekonomike dhe formimin e qeverisjes demokratike”, ka theksuar drejtoresha e Zyrës NDI në Kosovë, Ambasadorja Nancy Soderberg, duke hapur konferencën dy ditore.
Soderberg i ka uruar të gjithë pjesëmarrësit që janë përzgjedhur për të qenë pjesë e platformës.
“Pjesëmarrësit e Javës së Gruas kane arritur suksese të mëdha, duke qenë pjesë e kësaj jave. Pjesëmarrësit do ta përdorin këtë mundësi për t'u lidhur dhe për të pasur një dialog të hapur për çështjet që janë më urgjente për ju. Kjo është ajo çfarë Java e Gruas ka mision, si nje platformë e fuqishme për ndryshimin e fytyrës së politikës në Kosovë”, ka thënë Soderberg.
Kerry Monaghan-Hogler, udhëheqëse e Misionit të USAID-it në Kosovë, ka thënë se gratë kufizohen nga gjendja ekonomike, dhe ky kufizim i lë ato jashtë politikes dhe politikbërjes.
“Kjo javë synon thyerjen e barrierave ekonomike, dhe ti bëjë pjesë të politikës gratë,dhe jo vetëm pjesë të saj,por të qënit në pozita udhëheqëse,pra gra lidere në politikë”. Ka deklaruar ajo.
Beate Katja Elsässer, udhëheqëse e Zyrës për bashkëpunim nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, ka thënë se mbetën të vendosur që të punojnë drejtë pavarësimit ekonomik të gruas.
“Sot pjesa më e madhe e punës bëhet nga gratë dhe kjo punë nuk paguhet. Pabarazitë gjinore dhe promovimi i gruas në ekonominë, mund ta sjellë shoqërinë para shumë fronteve të reja. Pjesëmarrja aktive e grave në tregun e punës, sfidon normal tradicionale dhe jep mundësi për tu rritur profesionalisht. Pavarësia ekonomike është mburojë gjatë krizave, prandaj nevojitet përkrahje e gruas për përfshirje në ekonomi dje politike. Fuqizimi ekonomik është katalizator që gruaja të bëhet pjesë e proceseve të rëndësishme. Ne jemi të përkushtuar në fuqizimin ekonomik te gruas, dhe duke bërë këtë ne kemi mësuar se barazia gjinore nuk është instrumenti i vetëm. Prandaj jam e lumtur që kemi bashkuar forcat tona për të shtyrë gratë në Kosovë drejtë pavarësisë ekonomike”, ka theksuar Elsässer.
Kjo konferencë e organizuar nga National Democratic Institute NDI, në kuadër të Javës së Gruas.
Java e Gruas – sot mbahet një konferencë, merr pjesë presidentja Osmani
Sot do të mbahet konferenca me temën “Udhëhiq me gjithëpërfshirje: Ndërthurja e politikës me ekonominë”.
Konferenca e organizuar nga National Democratic Institute, fillon nga ora 10:00, ndërsa mbahet në në Hotel “Emerald”, në kuadër të Javës së Gruas.
Agjenda:
10:00 – Fjalë mirëseardhëse nga Nancy Soderberg, drejtore e Zyrës së NDI-së
10:05 – Fjalët hyrëse nga Kerry Monaghan-Hogler, u.d. udhëheqëse e USAID-it në Kosovë dhe Beate Katja Elsässer, Zyra për Bashkëpunim – Ambasada e Zvicrës
10:15 – 10:25 Adresimi kryesor nga presidentja Vjosa Osmani (Avansimi i lidershipit gjithëpërfshirës si domosdoshmëri strategjike në adresimin e sfidave të shekullit 21)
dhe Geeta Rao Gupta, ambasadore e ShBA-së për Çështje Globale të Grave (video mesazh)
10:25 – 10:55 Gresa Caka Nimani, kryetare e Gjykatës Kushtetuese (Fuqia e Veprimit: Si luftohet pabarazia gjinore përmes lidershipit gjithëpërfshirës?)
11:00 – 12:30 Panel diskutimi “Fuqizimi ekonomik si parakusht për ndërprerjen e ciklit të dhunës”
13:30 – 14:15 Diskutim me Lumir Abdixhikun, kryetar i LDK-së (Diversifikimi i përfaqësimit: Gjinia, politika dhe ekonomia)
14:30 – 15:30 Sesione në grupe “Rritja e pjesëmarrjes kuptimplotë në jetën publike”.























