Ndihmëssekretari amerikan, Robinson, takon kreun e SPAK, Altin Dumani
BKT
Shqipëri

Ndihmëssekretari amerikan, Robinson, takon kreun e SPAK, Altin Dumani

ATSH

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Altin Dumani, ka pritur mëngjesin e të martës në zyrën e tij, ndihmëssekretarin amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit në SHBA, Todd D. Robinson.

Takimi ka zgjatur rreth 2 orë. Pjesë e takimit kanë qenë dhe prokurorët e tjerë të SPAK.

Pritet në vijim të ketë një njoftim zyrtar nga SPAK për takimin e zhvilluar, ndërkohë që Robinson prej mbrëmjes së djeshme ndodhet në Tiranë ku pritet të zhvillojë dhe një takim me Kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë në datat 20-22 mars Robinson do të shkojë në Kosovë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani.


MË SHUME NGA Shqipëri