1 mijë deri në 3 mijë euro gjobë për shkelësit e ligjit antiduhan
BKT
Lajme

1 mijë deri në 3 mijë euro gjobë për shkelësit e ligjit antiduhan

V.Thaçi / RTKlive

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media ka njoftuar se nga tani e tutje gjobat për të gjithë ata që shkelin Ligjin për Kontrollin e Duhanit, do të jenë nga 1 mijë deri në 3 mijë euro.

Ministria po ashtu bënë të ditur se nga janari deri me sot janë shqiptuar gjithsej 1328 gjoba, përderisa ka njoftuar se po vazhdon pa kompromis zbatimi i Ligjit për Kontroll të Duhanit, në të gjithë territorin e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme