Murati në takim ambasadorin Hargreaves, flasin për lojërat Mesdhetare
BKT
Lajme

Murati në takim ambasadorin Hargreaves, flasin për lojërat Mesdhetare

M.Shefkiu/RTKlive

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati priti në takim ambasadorin e ti të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves me të cilin diskutuan për masat për punësimin e të rinjve, të grave dhe grupeve të cenueshme të shoqërisë në Kosovës, por edhe për Lojërat Mesdhetare 2030.

Duke i uruar mirëseardhje dhe përgëzuar atë për misionin e ri diplomatik, Murati prezantoi disa nga prioritetet qeverisëse dhe masat e ndërmarra nga Ministra e Financave në realizimin e këtyre objektivave. Përfshirë këtu edhe luftimin e ekonomisë jo-formale dhe korrupsionit.

Nga ana e tij, ambasadori Hargreaves përgëzoi ministrin për punën e bërë deri më tani, veçanërisht në arritjen e stabilitetit fiskal dhe menaxhimin e financave publike.

Diskutimi vazhdoi me shqyrtimin e mundësive për bashkëpunim ekonomik, përfshirë investimet në infrastrukturë dhe organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Të dyja palët, ndërkaq theksuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme të Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar duke potencuar vullnetin dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.


MË SHUME NGA Lajme