Manastiri i Deçanit merr tapinë e 24 hektarëve
BKT
Lajme

Manastiri i Deçanit merr tapinë e 24 hektarëve

B.F. /RTK

Merret vesh se sot Manastirit të Deçanit i janë regjistruar në emër të tij 24 hektarë tokë në Kadastrën qendrore të Kosovës, në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

“Në bazë të ekstraktit kadastral, mund të konfirmojmë që është zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 dhe Manastiri edhe në kadastër njihet si pronar i tokës së kontestuar më herët, thuhet në njoftim.

Ndryshe, javën e kaluar kryeministri Kurti edhe zyrtarisht njoftoi se ka dhënë urdhër për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth Manastirit të Deçanit.


MË SHUME NGA Lajme