Zejnullahu: Nuk duhen nënvlerësuar kërcënimet e Vuçiqit
BKT
Lajme

Zejnullahu: Nuk duhen nënvlerësuar kërcënimet e Vuçiqit

F.Sertolli / RTKlive

Ushtaraku në pension, Fetah Zejnullahu, duke komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të dhënë ditë më parë, se vendi i tij e pret momentin për ta sulmuar Kosovën, tha se nuk duhet injoruar kërcënime të tilla.

Kjo, pasi sipas tij, gjendja në nivel global ka lëvizur nga binarët dhe kërcënimet e tilla duhet të merren seriozisht.

I ftuar në “Lajmet e Fundit” në RTK,  Zejnullahu tha se deklarata të tilla duhet të merren seriozisht nga shteti ynë.

“Vuçiq përfaqëson shtetin e vetë, prandaj deklarata të tilla duhet të merren seriozisht, sepse deklarata të tilla janë kërcënim për sigurinë, jo vetëm të Kosovës, por edhe të Ballkanit dhe më gjerë”, tha Zejnullahu në RTK.

 “Situata e sigurisë ka ndryshuar në nivel global, lufta në Ukrainë e në Lindje të Mesme, duke i parë të gjitha këto nuk duhet injoruar deklarata të tilla”, tha Zejnullahu.

Po ashtu, ai tha se nganjëherë përfaqësues të politikës serbe i përdorin edhe për konsum të brendshëm kërcënimet e tilla.


MË SHUME NGA Lajme