Osmani: Synim strategjik i Kosovës, anëtarësimi në INTERPOL |VIDEO
BKT
Foto: Edona Podvorica|RTK
Lajme

Osmani: Synim strategjik i Kosovës, anëtarësimi në INTERPOL |VIDEO

Edona Podvorica & Afet Bela/ RTKlive

( E plotësuar, ora 11:00) Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me Ndihmës Sekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-ve, Todd D. Robinson, tha se mbështetja e SHBA-ve për Kosovën ka qenë në çdo hap të shtetndërtimit.

Presidentja Osmani ka deklaruar se Kosova është detyruar të fillonte nga zeroja. “Sukseset tona janë edhe dëshmi e bashkëpunimit me partnerët. Disa nga arritjet më të rëndësishme të institucioneve tona e kanë vulën e byrosë që drejton ndihmëssekretari, përfshirë edhe Policinë e Kosovës. Në takim me ndihmëssekretarin e informova për synimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL që do të jetë i pamundur pa mbështetjen e SHBA-së.

Osmani tha se të vetmit që përfitojnë nga mos anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL janë kriminelët dhe grupet kriminale.

“Është dëshirë dhe vullnet i përbashkët që ata t’i luftojmë deri në fund dhe pa kompromis”, ka thënë ajo.

Osmani: Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën në çdo hap të shtetndërtimit|VIDEO

Ajo ka thënë se është e nderuar që ka pritur në takim Ndihmës Sekretarin Robinson.

“Republika e Kosovës është thellësisht mirënjohëse për ndihmë që ka dhënë Byroja Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-ve për institucionet e Kosovës për gjatë viteve. Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën ka qenë në çdo hap strategjik dhe në çdo hap të shtetndërtimit”, tha ajo.

Sipas të parës së shtetit, Kosova u detyrua të fillonte nga zero. Duke iu falënderuar SHBA-ve, Osmani tha se në Kosovë janë sjellë disa programe që janë të rëndësishme për vendin.

Presidentja Osmani fillon takimin me zyrtarin e lartë amerikan|VIDEO

Edona Podvorica /RTK

(E plotësuar, 10:02) Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka filluar takimin me Ndihmës Sekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-ve, Todd D. Robinson.

Zyra për informim e Presidencës ka njoftuar të mërkurën se pas takimit do të ketë deklarim për media.

Ndryshe siç njofton Departamenti Amerikan i Shtetit, Robinson pas takimit me presidenten do të takojë dhe partnerët e INL-së (Byrosë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Zbatim të Ligjit) në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

Presidenjta Osmani sot do të takojë zyrtarin e lartë amerikan

A.Bela / RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot pret në takim Ndihmës Sekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-ve, Todd D. Robinson.

Ndryshe siç njofton Departamenti Amerikan i Shtetit, Robinson do të takohet me presidenten si dhe partnerët e INL-së në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

Robinson, dje ka arritur për një vizitë në Kosovë. Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, Robinson me të arritur është ndalur në pikën kufitare të Vërmicës për të diskutuar rolin e bashkëpunimit kufitar në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit ndërkombëtar.

“Mirë se erdhe në Kosovë Ndihmës Sekretar Robinson!. Rrugës për në Kosovë, Ndihmës Sekretari i Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) i Departamentit amerikan të Shtetit, Todd Robinson, u ndal në pikën kufitare të Vërmicës për të diskutuar rolin jetik të bashkëpunimit kufitar në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit transnacional”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së


MË SHUME NGA Lajme