08:59 / 21.03.2024
Moti në Shqipëri me diell dhe vranësira
RTKlive
Moti në Shqipëri sot do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 0/14°C
- Zonat e ulëta 3/18°C
- Zonat bregdetare 7/19°C























