Bllokoi foltoren e Kuvendit, Nikolla përjashton nga seanca Lulzim Bashën
BKT
Shqipëri

Bllokoi foltoren e Kuvendit, Nikolla përjashton nga seanca Lulzim Bashën

ATSH

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u përjashtua nga punimet e seancës plenare, pasi bllokoi foltoren.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, pasi i kërkoi disa herë kreut të PD-së për të liruar foltoren, vendosi përjashtimin e tij nga seanca. “Lironi foltoren dhe sallën e Kuvendit”, u shpreh Nikolla.

Kreu i PD-së, Basha, kërkoi fjalën për të diskutuar për procedurë, ndërsa prej një ore në Kuvend diskutohet për dakordësinë e arritur në kryesinë e Kuvendit mes mazhorancës dhe grupit parlamentar të PD-së, ndaj të cilës Basha ka shprehur rezervat e tij.

Nikolla gjatë kohës që Basha ishte në foltore i kërkoi disa herë lirimin e saj dhe vijimin e punës në Kuvend me rendin e ditës. Por, Basha nuk iu bind kërkesës e, për pasojë, Nikolla vendosi përjashtimin nga seanca të kreut të Partisë Demokratike.


MË SHUME NGA Shqipëri