Nënshkruhet marrëveshja 6 milionë dollarësh për digjitalizimin e gjykatave
Edona Podvorica / RTK
Donacioni prej 6 milionë dollarësh të SHBA-së për projektin e pajisjeve audio-vizuele për gjykatat dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës, u nënshkrua në Pallatin e Drejtësisë.
Ndihmëssekretari për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Todd Robinson, pret performancë të lartë me teknologjinë e re.
“Jam i nderuar që të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve audio-vizuele. E përgëzoj KGJK-në dhe SHKK-në për përpjekjet e tyre që ky projekt të realizohet. Teknologjia do t’iu mundësojë dëshmitarëve të cenuar për t’u paraqitur në gjykata. Kur të funksionalizohet plotësisht do të zvogëlohet nevoja e transferimit të të burgosurve në gjykata përfshirë atyre me rrezik të lartë’, ka thënë Robinson.
Në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje u tha se donacioni do ta ndihmojë transparencën e gjyqësorit.
“Transparenca e gjyqësorit besojmë që është një pikë e fortë e sistemit tonë në Kosovë. Kontributi dhe ndihma që ka dhënë INL për instalimin e pajisjeve të incizimit e ndihmon në masë të konsiderueshëm transparencën. Jep një mbrojtje dhe siguri të veçantë siç janë dëshmitarët e mbrojtur”, ka thënë Albert Zogaj- kryesues i Këshillit Gjyqësor.
Kurse Ismail Dibrani, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka thënë se Donacioni i sotëm është ndër donacionet më të rëndësishme.
”Do të zvogëlojë nevojën për transport nga gjykata dhe burgjet duke bërë që seancat të jenë me efeciente. Mbështetja e qeverisë amerikane ka qenë dhe mbetet qenësore për shërbimin korrektues”.
Ky donacion ua mundëson viktimave që të paraqiten në seanca gjyqësore online, do të shërbejë si procesverbal i përhershëm dhe kapë vlerën e 6 milionë eurove.























