Sulmi në Moskë, 133 të vrarë dhe 140 të plagosur
BKT
Lajme

Sulmi në Moskë, 133 të vrarë dhe 140 të plagosur

Hanife Osmani /RTK

(E plotësuar, 16:47) Ka shkuar mbi 130 numri i personave të vrarë, kur persona të armatosur, mbrëmë, sulmuan një sallë koncerti të mbushur plot, në periferi të Moskës. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi i Shtetit Islamik.

Mbi 100 të vrarë dhe të plagosur në sulmin e armatosur në një sallë koncertesh, në periferi të Moskës, sipas zyrtarëve rusë. Shumica e të plagosurve gjendën në gjendje kritike thonë autoritetet shëndetësore.

Ngjarja ndodhi në sallën Crocus City në Krasnogorsk, mbrëmjen e së premtes. E sipas Shërbimit Federal të Sigurisë në Rusi, 11 persona janë arrestuar lidhur me sulmin, përfshirë katër sulmues të armatosur.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideroi të shtunën sulmin si akt barbar terrorist dhe e shpalli 24 marsin ditë zie kombëtare.

Sipas tij, kryesit e sulmit u përpoqën të iknin në Ukrainë. Ndërsa Kievi thotë se pretendimet për përfshirje të Ukrainës janë absurde.

Grupi militant, Shteti Islamik (IS), ka marrë përgjegjësinë për sulmin, në disa kanale në Telegram, të lidhura me të. Shtetet e Bashkuara thonë se është e besueshme që grupi i Shtetit Islamik mund të jetë pas sulmit, pasi grupi e pranoi atë.

Sipas deklaratës së grupit militant të Shtetit Islamik, sulmuesit "janë tërhequr në bazat e tyre".

(E plotësuar, 14:51)Sulmi në Moskë, arrin në 130 numri i personave të vrarë

Flutura Bekqeli / RTK

Ka shkuar mbi 130 numri i të vrarëve kur persona të armatosur sulmuan një sallë koncerti të mbushur plot në periferi të Moskës. Më shumë se 140 të tjerë u plagosën në sallën e qytetit Crocus, sipas Shërbimit Federal rus të Sigurisë. Përgjegjësinë për sulmin e ka marr grupi i Shtetit Islamik, derisa raportohet për të arrestuar që lidhen me sulmin.

Katër persona të përfshirë drejtpërdrejt në sulmin në sallën e koncerteve në Moskë janë në mesin e 11 të arrestuarve, ka thënë shefi i sigurisë së Rusisë. Përgjegjësinë për sulmin me vdekjeprurës ne Rusi ne 20 vjetet e fundit e ka marr grupi i Shtetit Islamik.

Shtetet e Bashkuara thonë se nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në këtë pretendim, me Shtëpinë e Bardhë që tha se e paralajmëroi Rusinë për një sulm të mundshëm ndaj "tubimeve të mëdha" në

Moskë në fillim të këtij muaji. Rusia nuk ka komentuar. Ukraina në anën tjetër e cila është në luftëme Rusinë - ka mohuar çdo përfshirje në sulm.

Komiteti Hetimor Rus, paralajmeroi se numri i te vdekurve mund të rritet, derisa tha se sulmuesit përdorën lëng të ndezshëm për t'i vënë flakën pjesëve të sallës së koncerteve. Shkaqet e vdekjes se viktimave ishin plagët me armë zjarri dhe helmimi nga produktet e djegies.

Sulmuesit besohet se kanë përdorur armë automatike, duke lënë pas municione Në vendin e të shtënave masive, hetuesit punuan gjatë gjithë natës për të mbledhur prova, duke përfshirë armët dhe municionet e braktisura të lëna nga personat e armatosur.

Siguria është forcuar me ngjarjet e anuluara në të gjithë Rusinë ndërsa garda kombëtare e qarkut kërkon për sulmuesit. Ky eshte sulmi me vdekjeprures ne Rusi ne 20 vjetet e fundit.

Presidenti Putin nuk i është drejtuar drejtpërdrejt kombit, por sipas një deputeti u ka uruar të plagosurve shërim të shpejtë.

Sulmi në Moskë, arrin në 115 numri i personave të vrarë

Muharrem Miftari / RTKlive

(E plotësuar, 13:58) Autoritetet ruse arrestuan 11 persona, njoftoi media shtetërore të shtunën, pasi persona të armatosur sulmuan një sallë koncertesh në Moskë në një sulm të frikshëm që la të paktën 115 të vdekur.

Komiteti Hetues i Rusisë tha se katër nga të arrestuarit ishin të përfshirë drejtpërdrejt në sulmin që la të digjej qendra tregtare dhe vendi i muzikës, me një çati të shembur.

Agjencitë ruse duket se sugjeruan se sulmi ishte i lidhur me Ukrainën edhe pse grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë në një deklaratë. Një zyrtar i inteligjencës amerikane tha për Associated Press se agjencitë amerikane kishin konfirmuar se ai grup ishte përgjegjës për sulmin.

(E plotësuar, 11:32) Sulmi në Moskë, arrin në 90 numri i personave të vrarëve

Flutura Bekqeli / RTK

Ka shkuar në mbi 90 numri i personave të vrarë kur persona të armatosur sulmuan një sallë koncerti të mbushur plot në periferi të Moskës. Më shumë se 140 të tjerë u plagosën në sallën e qytetit Crocus, sipas Shërbimit Federal rus të Sigurisë.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marr grupi i Shtetit Islamik derisa raportohet për të arrestuar që lidhen me sulmin

Katër persona të përfshirë drejtpërdrejt në sulmin në sallën e koncerteve në Moskë janë në mesin e 11 të arrestuarve, ka thënë shefi i sigurisë së Rusisë. Përgjegjësinë për sulmin me vdekjeprurës ne  Rusi ne 20 vjetet e fundit e ka marr grupi i Shtetit Islamik.

Shtetet e Bashkuara thonë se nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në këtë pretendim, me Shtëpinë e Bardhë që tha se e paralajmëroi Rusinë për një sulm të mundshëm ndaj "tubimeve të mëdha" në Moskë në fillim të këtij muaji. Rusia nuk ka komentuar. Ukraina në anën tjetër e cila është në luftë me Rusinë - ka mohuar çdo përfshirje në sulm.

Komiteti Hetimor Rus, paralajmëroi se numri i te vdekurve mund të rritet, derisa tha se sulmuesit përdorën lëng të ndezshëm për t'i vënë flakën pjesëve të sallës së koncerteve. Shkaqet e vdekjes se viktimave ishin plagët me armë zjarri dhe helmimi nga produktet e djegies. Sulmuesit besohet se kanë përdorur armë automatike, duke lënë pas municione

Në vendin e të shtënave masive, hetuesit punuan gjatë gjithë natës për të mbledhur prova, duke përfshirë armët dhe municionet e braktisura të lëna nga personat e armatosur.

Siguria është forcuar me ngjarjet e anuluara në të gjithë Rusinë ndërsa garda kombëtare e qarkut kërkon për sulmuesit. Ky eshte sulmi me vdekjeprurës ne Rusi ne 20 vjetet e fundit.

Presidenti Putin nuk i është drejtuar drejtpërdrejt kombit, por sipas një deputeti u ka uruar të plagosurve shërim të shpejtë.

Së paku 60 njerëz të vrarë në sulmin në Moskës, IS-i merr përgjegjësinë

Të paktën 60 persona u vranë kur persona të armatosur sulmuan një sallë koncerti të mbushur plot në periferi të Moskës. Më shumë se 100 të tjerë u plagosën në sallën e qytetit Crocus, sipas Shërbimit Federal rus të Sigurisë.

Në sulmin më vdekjeprurës në Rusi për gati 20 vjet, të paktën 60 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur pasi persona të armatosur hapën zjarr të premten një salle koncertesh në bashkinë e qytetit Crocus në periferi të Moskës, thotë inteligjenca ruse.

Grupi i Shtetit Islamik ka pretenduar se ka kryer sulmin dhe ka thënë se përgjegjësit kanë shpëtuar derisa Shtetet e Bashkuara thonë se nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në këtë pretendim, me Shtëpinë e Bardhë që tha se e paralajmëroi Rusinë për një sulm të mundshëm ndaj "tubimeve të mëdha" në Moskë në fillim të këtij muaji.

Rusia nuk ka komentuar. Ukraina në anën tjetër e cila është në luftë me Rusinë - ka mohuar çdo përfshirje në sulm.

Në vendin e të shtënave masive, hetuesit punuan gjatë gjithë natës për të mbledhur prova, duke përfshirë armët dhe municionet e braktisura të lëna nga personat e armatosur.

Sa i përket sulmuesve, zyrtarët rusë kanë thënë shumë pak se kush ishin ata, ose ku janë. Mbrëmë kishte të dhëna se ata ishin arratisur dhe se policia është në kërkim të tyre.

Pamjet të siguruara nga BBC tregojnë se sulmuesit qëllojnë pa dallim ndaj civilëve që bërtasin duke u përpjekur të iknin ndërsa dëgjohen disa shpërthime.

Siguria është forcuar me ngjarjet e anuluara në të gjithë Rusinë ndërsa garda kombëtare e qarkut kërkon për sulmuesit.

Presidenti Putin nuk i është drejtuar drejtpërdrejt kombit, por sipas një deputeti u ka uruar të plagosurve shërim të shpejtë.

Zyrtarët e huaj kanë reaguar ndaj ngjarjeve të në Moskë "Imazhet nga Moska sonte janë tmerruese", shkroi ministria e jashtme franceze në platformen X. " Ministria e Jashtme gjermane gjithashtu e quajti sulmin "të tmerrshëm" dhe postoi se "Sfondi duhet të hetohet shpejt.

Ambasada e Shteteve të Bash-kuara në Moskë tha se ishte "tronditur" nga sulmi derisa Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha se ?Mendimet tona do të jenë me viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm,

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, mohoi se Ukraina kishte ndonjë përfshirje. "Ukraina nuk ka përdorur kurrë përdorimin e metodave terroriste," "Gjithçka në këtë luftë do të vendoset vetëm në fushën e betejës." postoi ai në X.


MË SHUME NGA Lajme