Von Cramon Vuçiqit: Anëtarët e KiE vendosin vetë se kush do të anëtarësohet
BKT
Lajme

Von Cramon Vuçiqit: Anëtarët e KiE vendosin vetë se kush do të anëtarësohet

N.Mekolli /RTKlive

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Viola von Cramon, në një postim në platformën ‘X’, ka shkruar se anëtarët e Këshillit të Evropës vendosin vetë se kë do të pranojnë dhe habitet  se çfarë i duhet të flet (Vuçiqit) kundër anëtarësimit të Kosovës.

“Natyrisht që Serbia nuk do të largohet. Biseda nuk duhet t’i bëjë përshtypje askujt. Anëtarët e Këshillit të Evropës do të vendosin vetë se kë do të pranojnë. Nuk e di se çfarë i duhet të flet kundër anëtarësimit të Kosovës”, shkruan raportuesja.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq të premten deklaroi se dalja e Serbisë nga Këshilli i Evropës (KiE) është një nga mundësitë në rast se Kosova pranohet në atë organizatë ndërkombëtare.


MË SHUME NGA Lajme