Mujanoviq: Ka shumë prova që Serbia dhunshëm po ngacmon Kosovën
BKT
Lajme

Mujanoviq: Ka shumë prova që Serbia dhunshëm po ngacmon Kosovën

A.Bela/ RTKlive

Ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video në Facebook, duke thënë se njësi të specializuara të ushtrisë serbe janë vërejtur disa metra kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banjë të Zubin Potokut.

Për këtë ka reaguar Jasmin Mujanoviq, politolog dhe specialist i politikave të Evropës Juglindore dhe çështjeve ndërkombëtare. Ai ka thënë se ka shumë prova të jashtëzakonshme të fushatës së vazhdueshme të ngacmimit të dhunshëm të Serbisë kundër Kosovës.

“Në rrëmujë: Bosnjës dhe Hercegovinës i është dhënë statusi për negociata me BE-në, ne kemi harruar më shumë prova të jashtëzakonshme të fushatës së vazhdueshme të ngacmimit të dhunshëm të Serbisë kundër Kosovës. Nëse Kosova nuk është e sigurt, as Bosnja, as Mali i Zi, as Evropa. Vuçiq duhet të përballet”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.


MË SHUME NGA Lajme