Kusari- Lila: Nuk mbështesim mocionin e mos besimit
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Kusari- Lila: Nuk mbështesim mocionin e mos besimit

Edina Avdiu / RTK

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari Lila, pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se gjatë kësaj jave do të mbahen dy seanca plenare.

"Sot u morën disa vendime. Në agjendën e seancave plenarë për këtë javë më 28 mars në orën  10 seanca e jashtëzakonshme, seancë kjo që synon themelimin e komisionit parlamentar për kontratat e negociuara. Në orën 12 seanca me vazhdimin e pikave te pa përfunduar. Kryesia është dakorduar të mbajë seancë të veçantë me datën 11 prill në përvjetorin e betejës së Koshares", ka thënë ajo.

Kusari-Lila ka shtuar se nuk do ta mbështesin mocionin e mosbesimit . "Ne jemi deklaruar për kërkesën e mocion mos besimit. Ne nuk mbështesim kërkesën për mocion, arsyet janë të shumta, ende nuk ka konsensus brenda partive të opozitës", ka thënë Kusari-Lila.


MË SHUME NGA Lajme