06:14 / 26.03.2024
Moti në Shqipëri me vranësira dhe shi
RTKlive
Në Shqipëri moti sot do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu, reshje bore në verilindje.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi 12-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 -5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 4/13°C
Zonat e ulëta 8/17°C
Zonat bregdetare 10/19°C























