OCTOPUS: Bashkëpunimi Vuçiq-Putin, koordinim për destabilizim e Ballkanit
BKT
Lajme

OCTOPUS: Bashkëpunimi Vuçiq-Putin, koordinim për destabilizim e Ballkanit

V.Thaçi / RTKlive

Instituti për Studimin e Luftës Hibride OCTOPUS, ka bërë analizë rreth retorikës së luftës Putin-Vuçiq, Kuvendi i Kishës Ortodokse, avancimi i Kosovës në NATO dhe KiE dhe vatrat e reja të luftës.

Sipas Institutit për Studimin e Luftës Hibride OCTOPUS, analiza identifikon një retorikë të përbashkët mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në lidhje me konfliktet në Ukrainë dhe Kosovë, si dhe reagimin ndaj sulmeve në Moskë. Kuvendi Ortodoks Serb në Beograd dhe avancimi i Kosovës në NATO dhe Këshillin e Evropës, si dhe reagimet e liderëve serbë dhe Malit të Zi, shënojnë momente kyçe.

Tutje në këtë analizë të këtij Instituti, përveç kësaj, refuzimi i Kinës dhe Rusisë për të përkrahur rezolutën në OKB për armëpushim në Gazë, së bashku me njoftimin e Rusisë për formimin e një force ushtarake prej 100 mijë ushtarësh për një ofensivë në Ukrainë, janë faktorë të rëndësishëm.

“Në përfundim, Serbia dhe Rusia shfaqin potencial për të ndërmarrë veprime për të shtuar tensionet në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovë para datës 27 maj. Avancimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare dëshmon për intensifikimin e konflikteve globale dhe rajonale. Rusia dhe BRICS interesohen për të ruajtur konfliktet aktuale dhe për t'i zgjeruar ato, duke preferuar vazhdim dhe zgjerim të luftës”, thuhet në analizën e Institutit për Studimin e Luftës Hibride OCTOPUS.

Gurakuç Kuçi, hulumtues në Institutin OCTOPUS, e ka ndarë në disa pika kyçe retorikën e luftës Putin-Vuçiq, Kuvendin e Kishës Ortodokse, avancimin e Kosovës në NATO dhe KiE dhe vatrat e reja të luftës.

https://octopusinstitute.org/2024/03/25/retorika-e-luftes-putin-vuciq-kuvendi-i-kishes-ortodokse-avancimi-i-kosoves-ne-nato-dhe-kie-dhe-vatrat-e-reja-te-luftes/


MË SHUME NGA Lajme