Kosova humb ndeshjen që e dominoi
Uran Krasniqi/RTKLive
Kosova ka krijuar më shumë raste në ndeshjen me Hungarinë të martën në "Puskas Arena", por nuk ka qenë në gjendje që të gjejë golin. Hungaria ka krijuar më pak raste, por ka gjetur golin dy herë. Rrjedhimisht skuadra hungareze edhe ka arritur të fitojë. Rezultati përfundimtar i takimit ka qenë 2-0.
Rastin më të mirë Kosova e ka pasur në minutën e tetë. Vetëm pak më shumë saktësi sikur të kishte një gjuajtje e Edon Zhegrovës Kosova do të mund të shkonte në pushim me epërsi, por nuk ka ndodhur, topi ka shkuar përskaj shtyllës. Gjithashtu edhe skuadrat kanë shkuar në pushimin prej pesëmbëdhjetë minuta me rrjeta të paprekura.
Dyzet e pesë minutëshi i parë ka qenë një dominim i Kosovës ndaj Hungarisë.
Nga ana tjetër, skuadra hungareze, shumicën e kohës, është dashur të përpiqet të ndalojë iniciativat e skuadrës së drejtuar nga Franco Foda, pa arritur shumë ta ketë iniciativën.
Pjesa e dytë ka qenë ndryshe. Atë që nuk e kanë bërë mysafirët e kanë bërë vendasit.
Një gol i Szoboszlai në minutën e pesëdhjetë e tetë e ka kaluar Hungarinë në epërsi. Megjithatë ky gol nuk ka ndikuar në lojën e Kosovës. Futbollistët kosovarë kanë ruajtur iniciativën, duke krijuar raste dhe duke synuar golin. Por sërish pa konkretizim.
Katër minuta para fërshkëllimës së fundit Hungaria e ka gjetur edhe golin e dytë. Ka qenë Nagy ai i cili e ka dërguar topin drejt rrjetës pas një aksioni të rrjedhshëm të hungarezëve, duke e vulosur fitoren.
Hungaria dyfishon epërsinë
Katër minuta para fërshkëllimës së fundit Hungaria e ka gjetur edhe golin e dytë kundër Kosovës në "Puskas Arena".
Ka qenë Nagy ai i cili e ka dërguar topin drejt rrjetës pas një aksioni të rrjedhshëm të hungarezëve.
Deri në fund të ndeshjes kanë mbetur më pak se dhjetë minuta. 
Hungaria në epërsi, vazhdon iniciativa e Kosovës
Një gol i Szoboszlai ka kaluar Hungarinë në epërsi kundër Kosovës, në ndeshjen e zhvilluar në "Puskas Arena".
Ka qenë minuta e pesëdhjetë e tetë kur futbollisti i Liverpool ka mposhtur portierin Muric.
Megjithatë ky gol nuk ka ndikuar në lojën e Kosovës. Futbollistët kosovarë po mbajnë iniciativën, duke krijuar raste dhe duke synuar golin.
Deri në fund të ndeshjes kanë mbetur edhe njëzet minuta. 
Kosova dominon Hungarinë në pjesën e parë po s`shënon
Vetëm pak më shumë saktësi sikur të kishte një gjuajtje e Edon Zhegrovës në minutën e tetë të ndeshjes dhe Kosova do të mund të shkonte në pushim me epërsi kundër Hungarisë, por nuk ka ndodhur, topi ka shkuar përskaj shtyllës. Gjithashtu edhe skuadrat kanë shkuar në pushimin prej pesëmbëdhjetë minuta me rrjeta të paprekura.
Dyzet e pesë minutëshi i parë ka qenë një dominim i Kosovës ndaj Hungarisë, por pa qenë në gjendje të gjejë golin.
Nga ana tjetër, skuadra hungareze, shumicën e kohës, është dashur të përpiqet të ndalojë iniciativat e skuadrës së drejtuar nga Franco Foda, pa arritur shumë ta ketë iniciativën.
Skuadrat kanë edhe një dyzet e pesë minutësh të plotë për ta ndryshuar rezultatin.
Nis ndeshja Hungari - Kosovë
Ka nisur ndeshja Hungari - Kosovë, e cila është e karakterit miqësor dhe po zhvillohet në "Puskas Arena".
Deri tek kjo ndeshje Kosova vjen nga një fitore kundër Armenisë, ndërsa Hungaria gjithashtu nga një ndeshje e fituar kundër Turqisë.
Hungaria, për dallim nga Kosova, ka arritur të kualifikohet në Euro 2024, i cili pritet të fillojë në muajin qershor në Gjermani.
Ndeshja e sontme është duke u transmetuar drejtpërdrejt nga RTK.
Ky është formacioni i Kosovës për ndeshjen me Hungarinë
Kosova ndeshet sonte me Hungarinë në një ndeshje miqësore. Tashmë është publikuar edhe formacioni zyrtar i trajnerit Franco Foda për ndeshjen e sontme.























