Osmani: Kosova dhe Franca me marrëdhënie të shkëlqyera|VIDEO
A. Bela| RTKlive
Sot është inauguruar Instituti francez në Kosovë. Themelimi i Institutit francez në Kosovë është një hap domethënës që tregon dëshirën e Francës për t’i thelluar lidhjet kulturore dhe gjuhësore me Kosovën.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, tha se e hapja e këtij instituti është dëshmi e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Instituti francez që po hapet sot në zemër në Kosovë është i destinuar që të luajë rol kyç në përafrimin e dy vendeve tona dhe dy popujve tanë”, tha Osmani. Sipas saj, Instituti francez në Kosovë, është personifikim marrëdhënie të shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Francës, raporton RTKlive.
I dërguari special i Francës për Ballkanin, René Troccaz, tha se tani kemi Instituti francez të mrekullueshëm në Kosovë. Ai tha se është më rëndësi që të promovohet diversiteti kulturor.
Kurse Ambasadori francez Olivier Guérot, tha se hapja e Institutit francez në Kosovë është gjë shumë e madhe.
Ky institut, i lidhur me Ambasadën e Francës në Kosovë, do t'i mundësojë Francës ta forcojë praninë e saj jo vetëm në qendër të Prishtinës, por edhe në mbarë Kosovën përmes dy degëve të saj - në Prizren dhe në Fushë-Kosovë, ndërsa degët e tjera do të mund të hapen më vonë.























