Rama: Mbi 4 mijë mësues do të trajnohen me metodat efektive të mësimdhënies
BKT
Shqipëri

Rama: Mbi 4 mijë mësues do të trajnohen me metodat efektive të mësimdhënies

Qeveria shqiptare do të trajnojë mbi 4 mijë mësues në vend. Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, ka filluar në Durrës, Tropojë, Korçë, Elbasan, e që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook ka njoftuar se  në kuadër të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve do të të trajnohen mbi 4 mijë mësues me metodat më efektive të mësimdhënies.

“MIRËMËNGJES dhe me fillimin e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, që ka nisur në Durrës, Tropojë, Korçë, Elbasan, e që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, për të trajnuar mbi 4 mijë mësues në fazën e parë me metodat më efektive të mësimdhënies, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.


MË SHUME NGA Shqipëri