Policia e Kosovës i bashkohet Taskforcës së Përbashkët të Migracionit
Sh.Ç /RTKlive
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria, Taulant Balla, janë pajtuar që Policia e Kosovës t’i bashkohet Taskforcës së Përbashkët të Migracionit.
Në njoftimin e MPB-së theksohet se ky bashkëpunim do të realizohet nëpërmjet koordinimit të autoriteteve ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Ministri Svela, në këtë takim, ka shprehur gatishmërinë e plotë të Republikës së Kosovës për të bashkuar forcat në Taskforcë të Përbashkët të Migracionit. Qëllimi i kësaj nisme është koordinimi i veprimeve në kontrollin e migracionit, ndërtimi i baza të të dhënave dhe zhvillimi i hetimeve të përbashkëta për të reduktuar lëvizjet e paligjshme dhe krimin e organizuar në këtë fushë”, thuhet në njoftim.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë taskforcë të përbashkët dëshmon përkushtimin për sigurinë rajonale dhe për adresimin e sfidave të kriminale të migracionit.























