Fillojnë punimet për ndërrimin e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”
BKT
Sport

Fillojnë punimet për ndërrimin e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”

Uran Krasniqi/RTKLive

Kanë filluar punimet për ndërrimin e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.  

Sipas një njoftimi nga Federata e Futbollit e Kosovës, kryetari i FFK-së dhe ministri i Sportit, Hajrulla Çeku kanë vëzhguar nga afër fillimin e punimeve.
"FIllojnë punimet për ndrrimin e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” 
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe ministri i Sportit, Hajrulla Çeku kanë vëzhguar nga afër fillimin e punimeve për tapetin e ri.
Fusha Hibrid e cila do të vendoset në stadiumin “Fadil Vokrri” është teknologjia e fundit e fushave dhe e para e llojit të tillë në Kosovë. 
Kjo fushë do të ketë edhe sistemin e ngrohjes, që do të jetë një lehtësim për mirëmbajten e saj gjatë stinëve të vjeshtës dhe dimrit, kur në Kosovë mbretëron mot i ftohtë. 
I pranishëm ishte edhe Gusan Hatko, nga kompania Hatko, ekipi i së i cilës do të punojë në fushën hibrid të stadiumit në kryeqytet.
Mirëmbajtja e kësaj fushe do të bëhet me pajisje të veçanta dhe inovative të cilat janë të dedikuara për fushat hibrid", ka njoftuar FFK. 
"Punimet e kësaj fushe do të vazhdojnë me intensitet të lartë për disa muaj në vazhdim".