Haradinaj: Koalicioni ynë parazgjedhor paraqet shpresë për qytetarët
BKT
Lajme

Haradinaj: Koalicioni ynë parazgjedhor paraqet shpresë për qytetarët

Gentiana Kelmendi|RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni parazgjedhor me Forumin Intelektual E30 dhe partnerët e tjerë të koalicionit, i ka dhënë vendit një alternativë serioze të cilën sipas tij e presin qytetarët.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ky koalicio i ka dhënë vendit një alternativë serioze. 

"Kosova gjithmonë ka pasur intelektualë që  nuk qëndruan duarkryq, por ishin gjithmonë në ballë të proceseve të rëndësishme, sa herë që kishte nevojë vendi. Sot, kur Kosova gjendet në një pozitë të pashpresë, koalicioni parazgjedhor me Forumin Intelektual E30 dhe partnerët e tjerë të koalicionit, i ka dhënë vendit një alternativë serioze të cilën e presin qytetarët, të angazhuar për një Kosovë të sigurtë e të zhvilluar, të integruar në strukturat euro-atlantike e në partneritet të ngushtë me BE dhe ShBA", ka thënë Haradinaj. 

Haradinaj ka marrë pjesë ne iftarin e shtruar nga Forumi Intelektual E30 udhëhequr nga Artan Nimani.


MË SHUME NGA Lajme