Lazio mposht Juventusin
BKT
Sport

Lazio mposht Juventusin

Uran Krasniqi/RTKLive

Lazio ka triumfuar ndaj Juventusit në Javën e 30-të të Serisë A.

Në një përballje në stadiumin "Olimpico" ndeshja është mbyllur me rezultat 1-0.

Rastet për gol kanë qenë të rralla në pjesën e parë, me ekipet që kanë luajtur me kujdes në mbrojtje dhe nuk kanë lejuar hapësira të shumta për sulme. 

Momenti vendimtar i ndeshjes ka qenë në minutën e 93-të, kur Marusic ka shënuar golën e vetëm të ndeshjes me një goditje me kokë, duke shpëtuar Lazon nga një barazim dhe duke siguruar një fitore të rëndësishme. 

Derisa Inter vazhdon kryesimin e Serie A, Juventus gjendet në vendin e tretë e Lazio në vendin e shtatë.