Haradinaj i reagon Kurtit: Sytë e SHBA-së kanë qenë pilotët e saj
BKT
Lajme

Haradinaj i reagon Kurtit: Sytë e SHBA-së kanë qenë pilotët e saj

SH.Ç/RTKlive

Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti i cili ka thënë se ai nuk e sheh Serbinë me sytë e Amerikës. 

"Albin Kurti flet në emër të vetin e jo të Kosovës. Ai ka kohë që nuk e përfaqëson qëndrimin e këtij populli. Duhet të jesh shumë smirëzi të thuash "mos të presë Amerika që unë ta shoh Serbinë me sytë e saj"! Sytë e Amerikës kanë qenë pilotët e saj që e kanë shpëtuar një popull nga zhdukja, o i mjerë!", është shprehur Haradinaj.

 


MË SHUME NGA Lajme