21:18 / 30.03.2024
Bayern Munich humb nga Dortmund në "Allianz Arena"
Uran Krasniqi/RTKLive
Borussia Dortmund ka shënuar një fitore të madhe ndaj Bayern Munich në një përballje në Javën e 27-të të Bundesligës.
Ndeshja e cila është zhvilluar në stadiumin "Allianz Arena" ka përfunduar me rezultat 0-2.
Ka qenë Adeyemi ai që ka gjetur rrugën drejt rrjetës në minutën e dhjetë dhe Ryerson që ka shënuar në minutën e tetëdhjetë e tretë, duke lënë Bayern Munich pa shanse për të rimarrë rezultatin.
Edhe pse Bayern ka mundur ta gjejë rrugën drejt rrjetës në minutën e tetëdhjetë e nëntë përmes Kane, VAR i ka anuluar golin.
Në tabelën e Bundesligës Bayer Leverkusen vazhdon të udhëheqë, ndërsa Bayern Munich mbetet në pozitën e dytë dhe Borussia Dortmund në vendin e katërt.























