07:35 / 31.03.2024
Moti në Shqipëri, i kthjelltë
RTKlive
Meterologët thonë se anticikloni subtropikal po avancon më tej drejt Europës juglindore duke mbajtur temperature të larta në fundin e muajit në territorin e Shqipërisë
Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira ne shtim mesatare pasdite.
Era do të fryjë me drejtim juglindje me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 8/25°C
- Zonat e ulëta 10/28°C
- Zonat bregdetare 12/28°C























