11:53 / 31.03.2024
Rama uron besimtarët katolikë
V.Th. RTKlive
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët katolikë, Gëzuar Pashkët.
Në rrjetin social Facebook, kryeministri ka shkruar: “MIRËMËNGJES dhe me një urim të veçantë, për shumë vjet me zemër të mirë Pashkët”.
Festa e Pashkëve, është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të kishës katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë ringjalljen e Jezusit.























