Llapi fiton dhe merr kreun e tabelës
BKT
Sport

Llapi fiton dhe merr kreun e tabelës

Uran Krasniqi / RTKLive

Llapi dhe Feronikeli kanë realizuar fitore në Javën e njëzet e shtatë të Superligës. 

Derisa skuadra nga Podujeva ka fituar nga Liria, skuadra e drejtuar nga Shefki Kuqi ka triumfuar kundër Fushë-Kosovës. 
Në "Zahir Pajaziti" Llapi ka fituar me rezultat 3-0. 
Bekteshi (8'), Maliqi (17') dhe Hyseni (66') kanë shënuar për skuadrën podujevase. 
Feronikeli ka fituar me rezultat të ngushtë. 
Skuadrës nga Drenasi i ka mjaftuar goli i Cervadikut në minutën e nëntë për ta mposhtur Fushë-Kosovën. 
Ndeshja tjetër mes Gjilanit dhe Dukagjinit është mbyllur baras 1-1. 
Në Gjilan, vendasit kanë kaluar në epërsi me golin e Elton Cale në minutën e pesëmbëdhjetë, ndersa Dukagjini e ka barazuar rezultatin në minutën e pesëdhjetë e katërt me golin e Mërlakut. 
Pas këtyre ndeshjeve, Llapi e merr kreun e tabelës me pesëdhjetë e katër pikë, një më shumë se Ballkani.