Moti në Shqipëri, me vranësira dhe diell, temperaturat do të jenë me rënie
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri, me vranësira dhe diell, temperaturat do të jenë me rënie

rtsh.al

Ajri i nxehtë nga Afrika po zhvendoset drejt Evropës Juglindore duke u zëvendësuar me ajrin me të freskët nga Atlantiku, duke sjellë rënie të temperaturave.

Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta shiu në mëngjes deri në mesditë, në zonën veriperëndimore. Pasdite do të kemi diell. Era do të fryjë me drejtim të veriperëndimit, me shpejtësi 15 m/sek., në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër, në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore      7/16°C,

Zonat e ulëta       10/19°C,

Zonat bregdetare 12/20°C.


MË SHUME NGA Shqipëri