13:20 / 02.04.2024
Osmani nderon me "Mirënjohje Presidenciale" ekipin e Fakultetit Juridik
K.Kasumi / RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dhënë `Mirënjohje Presidenciale` ekipit të Fakultetit Juridik që doli i treti në garën prestigjioze të drejtësisë në botë.
Presidentja tha se ata janë personifikimi më i mirë i rinisë sonë, të talentuar, të motivuar e të përkushtuar për të arritur çdo sukses e për ta ngritur lart e më lart shtetin tonë.
“Prandaj sot, në prezencë të disa prej ish-pjesëmarrësve të garës VIS moot, shumë prej të cilëve edhe kisha nderin t’i trajnoja për rreth 15 vite, si dhe të ekipeve më të reja të Universitetit tonë, e mbi të gjitha në prezencë të prindërve të studentëve, shprehëm sërish mbështetjen dhe krenarinë tonë për studentët tanë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “Facebook”.























