Prishtina në kategorinë e vajzave fiton Ligën Unike
Uran Krasniqi / RTKLive
Prishtina ka triumfuar në Liga Unike Femrat. Ndërsa Tirana ka dalur e treta.
Skuadra prishtinase në finale ka triumfuar ndaj Bashkimit me rezultat 49:92 (16:20, 6:16, 16:19, 11:27).
Prishtinaset e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke pasur epërsi deri në 12 pikë, 4:16, por prizrenaset u rikthyen për të afruar rezultatin në 16:20, sa përfundoi çereku i parë. Megjithatë, bardhekaltret ishin shumë më të mira në periudhën e dytë, madje lejuan kampionet e Kosovës të shënojnë vetëm gjashtë pikë për dhjetë minuta, ku pjesa e parë 22:36.
Skuadra prishtinase për një nuancë ishte më e mirë edhe në periodën e tretë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 38:55. Në dhjetë minutat e fundit, Prishtina e thelloi më shumë epërsinë për të triumfuar 49:82.
Ndërsa Tirana e ka mposhtur ekipin e Penzës nga Peja 78-59 në duelin për medaljen e bronztë.
Ky ”Final Four” është mbajtur në Prishtinë.























